Telegrafi

Pesë ndeshjet që do të vendosin të ardhmen e Pirlos

(Foto: Instagram/andreapirlo21)

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, ka thënë se Andrea Pirlo mbetet pjesë e strategjisë së klubit, mirëpo janë përpara pesë ndeshje që pritet të vendosin të ardhmen e tij.

Bianconerët kanë mbetur 10 pikë prapa Interit në garën për titullin e Serie A, ndërsa u eliminuan nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8 së finales nga Porto.

Humbja nga Benevento në fundjavë i ka zbehur shumë gjasat që Zonja e Vjetër ta fitojë titullin e dhjetë në kampionatin italian.

Tuttosport shkruan se Pirlo duhet t’i ndryshojë gjërat përnjëherë nëse dëshiron ta mbajë punën, derisa sipas Calciomercato.com, kualifikimi në Ligën e Kampionëve nuk do të mjaftojë që ai të jetë trajner edhe në sezonin 2021/2022.

(Foto: Instagram/andreapirlo21)

Kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje kampionale (30 pikë në dispozicion) deri në fund të sezonit në Serie A, ndërsa katër prej tyre janë kundër pretendentëve të drejtpërdrejtë për top-katërshe.

Juve do të jetë nikoqir i Napolit më 7 prill (për ndeshjen e mbetur nga xhiroja e tretë), ndërsa paraprakisht (3 prill) zhvillon derbin e Torinos.

Më 18 prill udhëton te Atalanta, derisa më 9 dhe 16 maj zhvillon derbit ndaj skuadrave milaneze, Milan dhe Inter, në Allianz Stadium.

Njëherësh, Zonja e Vjetër do ta zhvillojë finalen e Kupës së Italisë kundër Atalantas më 19 maj.

Këto pesë ndeshje të përmendura pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Pirlos, i cili doemos duhet të shmangë humbja të tilla si ajo ndaj Benevento dhe të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.


Më poshtë lista e plota e ndeshjeve të mbetura të Juventusit në Serie A:

Torino-Juventus (3 prill)
Juventus-Napoli (7 prill)
Juventus-Genoa (11 prill)
Atalanta-Juventus (18 prill)
Juventus-Parma (21 prill)
Fiorentina-Juventus (25 prill
Udinese-Juventus (2 maj)
Juventus-Milan (9 maj)
Sassuolo-Juventus (12 maj)
Juventus-Inter (16 maj)
Bologna-Juventus (23 maj)


/Telegrafi/