Arsenali është një klub i njohur për rekordin e tyre të paprecedentë të ‘Invincibles’ në rrugën e tyre drejt titullit. Mund të mos jetë grumbullimi më i madh i pikëve për shkak të numrit të barazimeve që patën, por asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë titullin si të pamposhtur sikurse Topçinjtë e asaj kohe.
The Gunners kanë kaluar nga humbja e vendit për top katërshe në edicionin e kaluar, në një lider të Ligës Premier në këtë sezon, por mund të ishte shumë më mirë për ta nëse disa gjyqtarë nuk do të kishin bërë gabime.
Në fakt, ata kanë humbur pikë vetëm kur vendimet kanë shkuar kundër tyre që janë përtej dyshimit, me një tifoz në Reddit që ka përmbledhur rastet kur Arsenali ka humbur pikë për shkak të gabimeve të arbitrave.
Shembulli më i fundit është goli i barazimit nga Ivan Toney i Brentfordit dhe shumëkush e pa se ishte në pozicion jashtë loje, mirëpo jo edhe dhoma e VAR-it.
Një tjetër rast edhe ai ndaj Southamptonit, kur gjyqtarët nuk akorduan një penallti për lojtarët e Mikel Artetas dhe ata humbën dy pikë të tjera në takimin me The Saints.
Kur Arsenali udhëtoi te Manchester United, ata pësuan një humbje 3-1, por edhe këtu rezultati u ndikua shumë nga gabimet e gjyqtarit. Gabriel Martinellit iu mohua një gol i pastër nga gjyqtarët.
Përsëri, nuk ka kaluar shumë kohë nga gabimet ndaj Arsenalit, këtë herë gjatë humbjes nga Evertoni në ndeshjen e parë të Sean Dyche në krye të klubit Merseyside. Është e njëjta histori e vjetër, me lojtarët e Artetës që kishin një penallti të mohuar.
Newcastle United ia mori Arsealit një barazim pa gola, por gjërat mund të kishin më ndryshe për nikoqirët, të cilëve jo vetëm që iu anulua një gol gabimisht, mirëpo gjithashtu iu mohua një penallti mjaft e qartë.
Pra, në përgjithësi nuk ka qenë një sezon i frytshëm kur bëhet fjalë për vendimet e arbitrave për Arsenalin, me zyrtarët në VAR që dështuan plotësisht. /Telegrafi/