Site icon Telegrafi

Pesë ndeshje në prokurori për trukime

Prokuroria ka kohë që është vënë në aksion , pas takimeve që kishte pasur me zëvendëssekretarin e UEFA-s, Theodor Theodhordis, në nëntorin e vitit të shkuar. Lajmi bëhet i ditur nga “Sport Ekspres”.

Nuk bëhet e ditur se për cilat ndeshjet bëhet, por dihet vetëm se ato janë të kampionatit të shkuar dhe të këtij kampionati. Rreth 100 dosje thuhet që kanë mbërritur në Federatën Shqiptare të Futbollit që nga sezoni i shkuar, pas sinjalizimeve të UEFA-s. Këto ndeshje janë të Superligës shqiptare, kategorisë së parë, të Kupës së Shqipërisë dhe garave të kupave të Evropës.

Agjencia sportive që analizon ndeshjet e trukuara në Evropë ka publikuar në një raport se në Shqipëri janë kurdisur 97 ndeshje, që nga viti 2009 e deri më 2012. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version