Ju mund të kufizoheni nga buxheti për të filluar një biznes, por kjo nuk do të thotë se nuk keni asnjë mundësi që ju mbetet. Është e mundur të filloni një biznes me shumë pak para, nëse arrini të bëni kombinimin e duhur të aftësive, etikës së punës dhe të marketingut.
Autori i librit “The $100 Startup”, Chris Guillebeau, thotë se, “për të pasur sukses në një projekt biznesi, sidomos për të cilin jeni të pasionuar, ndihmon të mendoni me kujdes për të gjitha aftësitë që keni, që mund të jenë të dobishme për të tjerët dhe veçanërisht për kombinimin e këtyre aftësive”.
Ndiqni këto udhëzime të thjeshta nga Entrepreneur për të financuar biznesin tuaj kur ke edhe pak para.
Krijoni diçka
Po, të krijosh diçka merr një kosto të ulët fillestare në furnizime, por shpesh, këto produkte mund të shiten shumë herë mbi koston e tyre aktuale. Ajo që ju vendosni të bëni është në varësinë tuaj, por ka disa vende ku mund t’i shisni produktet tuaja.
Etsy – është një nga tregjet më të mëdha online për pothuajse çdo gjë të bërë vetë, nga bizhuteritë në lodrat prej druri për fëmijët.
Bonanza – është një tjetër treg në rritje për punët punëdore, i ngjashëm me Etsin.
eBay -është një nga tregjet më të mëdha të tregtisë online në botë dhe opsionet e saj të shpërndarjes, arkëtimi i lehtë përmes Paypalit dhe opsionet e tjera e bëjnë atë një zgjedhje të shkëlqyer për shitjen e artikujve.
Shumë pronarë biznesesh i shesin prodhimet e tyre në platforma të shumta për të arritur sa më shumë ekspozim. Megjithatë, është e rëndësishme të siguroheni që inventari juaj të jetë i përditësuar në të gjitha sitet ku keni një llogari online, përcjell Telegrafi.
Rishisni diçka
Nëse nuk doni të krijoni diçka (ose nuk e konsideroni veten si një person kreativ), shumë pronarë biznesesh kanë rritur ndërmarrjet e tyre vetëm duke rishitur produktet që tashmë janë krijuar nga të tjerët.
Kjo mund të bëhet përmes një sërë mënyrash ose kanalesh.
Drop shipping – zgjidhni një dyqan online dhe bëni partneritet me një kompani të tillë që do të realizojë të gjitha përmbushjet e porosive për ju. Për shembull Shopify, ka një udhërrëfyes të shkëlqyer për drop shipping dhe Tim Ferriss e shpjegon këtë në librin “The Four Hour Work Week”.
Dyqanet e vogla apo shitjet me ofertë – nëse e dini se ku mund të shikoni, mund të gjeni artikuj në dyqane të vegjël, dyqane antike dhe t’i rishisni ato online ose në komunitetin tuaj lokal për më shumë sesa i keni blerë ato.
Një shembull suksesi është Sophia Amoruso, themeluesja e Nasty Gal, e cila e blen dhe shet pjesë unike në eBay. Kompania e saj është rritur në 24 milionë dollarë që nga viti 2011 me më shumë se 200 punëtorë. Libri i saj “#GIRLBOSS”, është një tregim frymëzues se si ajo filloi.
Shisni shërbimet tuaja
Një mënyrë për të filluar një biznes me pak ose pa kapital fillestar është shitja e shërbimeve tuaja, në vend të një produkti fizik. Ka një shumëllojshmëri të madhe të shërbimeve që mund të ofroni, në varësi të interesave tuaja. Disa do të kërkojnë diploma, të tilla si kontabiliteti, ndërsa të tjerët kërkojnë pak më shumë se një njohuri pune për mënyrën se si realizohen shërbimet.
Për arsye se po shisni shërbimet tuaja, do t’iu duhet një plan marketingu për të siguruar që emri dhe kompania juaj të jenë para njerëzve që mund të kenë nevojë për shërbimin që ofroni. Disa vende që janë falas për promovimin e shërbimeve tuaja përfshijnë Fiverr, Craigslist, Elance, Taskrabbit dhe Skillshare, përcjell Telegrafi.
Është gjithashtu e dobishme të keni një faqe interneti për të treguar shembuj të punës suaj, për të listuar përvojën tuaj dhe të krijoni një blog në industrinë ku operoni për të tërhequr vizitorë. Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth markës dhe marketingut online, mund të vizitoni blogun Buffer, blogun Hubspot, Content Marketing Institute dhe CopyPress.
Bëni shkëmbime për të marrë atë që ju nevojitet
Për fat të keq, është jashtëzakonisht e vështirë të fillosh një biznes pa asnjë lloj fondi. Edhe krijimi i një biznesi për të shkruar duke përdorur Elance dhe një formë të WordPress apo Wix do të kërkojë një kompjuter për të punuar, si dhe internet. Megjithatë, ka mënyra për të marrë gjërat që ju nevojiten për të filluar biznesin tuaj pa para.
Për shembull, nëse e gjen veten në nevojë për një laptop të përdorur, përpiquni të shkëmbeni diçka për të. Ndërtoni një faqe interneti të re për një dyqan elektronik, ose ofroni shërbime babysitting për të afërmin tuaj për Macbook e tyre të vjetër.
Përdorni shërbime me kosto të ulët
Siç u përmend më parë, mund të përdorni faqe të tilla si Fiverr ose Elance për të reklamuar produktet dhe shërbimet tuaja, por gjithashtu mund t’i përdorni këto platforma për të ndërtuar kompaninë tuaj. Për shembull, shumë dizenjues ofrojnë 5 – 25 dollarë për të krijuar një logo. Renditi sipas shqyrtimeve dhe shikoni për të gjetur një dizajner ose ofrues shërbimi që përshtatet me stilin tuaj.
Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të marrë materiale për brendim ose materiale të tjera të nevojshme pa shumë kosto. Dhe për kursime shtesë, sigurohuni që të kërkoni kuponë në faqe të ndryshme!
Fillimi i një biznesi kërkon zgjuarsi dhe pasion për atë që po bëni. Pasi ta gjeni veten duke bërë diçka që ju pëlqen, do të keni më shumë gjasa të gjeni mënyra për ta bërë atë të funksionojë. /Telegrafi/