Telegrafi

Pesë muaj pasi u bë nënë, Rihanna publikon video me një vallëzim tërheqës

(Foto: Instagram/badgalriri)

Rihanna e ka kuptuar prej kohësh se është modelja më e mirë për markën e saj të të brendshmeve, ‘Savage x Fenty’, ndaj ka xhiruar një video provokuese për koleksionin e ri, komod.

Këngëtarja e shndërruar në sipërmarrëse ka kërcyer para kamerës vetëm pesë muaj pas lindjes së fëmijës, e veshur me një xhup të gjerë dhe brekë ngjyrë hiri.

Videoja që e ka publikuar në profilin e saj në Instagram ka grumbulluar gati pesë milionë pëlqime.

34-vjeçarja së fundmi ka shkëlqyer me një minifund lëkure gjatë një daljeje nate dhe mori komplimente të shumta që nuk “turpërohet” nga dukja e trupit të saj pas shtatzënisë dhe sjelljes në jetë të fëmijës.

Krahas karrierës së saj të suksesshme muzikore, nga e cila aktualisht është duke pushuar, këngëtarja ka fituar miliona nga koleksioni i të brendshmeve ‘Savage x Fenty’ dhe koleksioni i grimit ‘Fenty Beauty’.

Ndryshe, tashmë NFL ka konfirmuar se ylli i famshëm i muzikës do të performojë në spektaklin e famshëm Super Bowl të vitit 2023.

Kujtojmë që në maj të këtij viti, Rihanna solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo u bë nënë e një djali me reperin ASAP Rocky. /Telegrafi/