Site icon Telegrafi

Pesë momente të sikletshme nga magjia e natës së djeshme!

Falë Meghan Markle dhe princ Harry-it, e hëna e 6 majit do të kujtohet gjithmonë si dita e bebushit mbretëror, por jo vetëm!

Met Gala u mbajt gjithashtu në të njëjtën ditë dhe zor se do t’i harrojmë lehtë veshjet që nxorën yjet e tapetit të kuq nga zona e tyre e rehatisë.

Por meqë të veshurat më mirë i thamë, si thoni të ndalojmë pak tek momentet e sikletshme të super eventit?! Fillojmë!

1. Celine Dion as që ja kishte idenë për çfarë ishte tema e mbrëmjes

Dion shkëlqente e gjitha me krijimin e Oscar de la Renta, por nuk u dyzua aspak për të pohuar se s’kishte asnjë ide për “Camp: Notes on Fashion”.

“Isha pak konfuze kur dëgjova fjalën “Camp”. Në fillim mendova kamping, thash do shkojmë për kamping. Mendova se do të vijmë në Met dhe do të qëndrojmë aty për të fjetur të gjithë bashkë, por jo.”- u shpreh këngëtarja…

2. Shumë prej djemve as që e kishin marrë mundimin t’i përshtateshin temës!

Ndërkohë që Lady Gaga ndërroi 4 super veshje brenda 5 minutash, kishte nga ata zotërinj që u veshën me një kostum të zi klasik.

Asgjë ekstravagante, komplet jashtë subjekti.

3. Karlie Kloss ishte gjithashtu njëra prej tyre…

Asnjë lidhje me Met Gala-n e këtij viti.

4. Hidhini një sy Kanye-s dhe 0 përpjekjeve të tij për t’u bërë pjesë e intervistave

Kanye dhe Kim mbërritën si një super çift në Met Gala, por kur erdhi puna tek intervista ishte vetëm Kim ajo që s’i kurseu energjitë e saj.

Shiheni pak reperin teksa përqendrohet në çdo vend tjetër përveçse tek gazetarët.

5. Katy Perry e veshur si abazhur!

Katy është një abazhur që këndon kaq bukur këngën, “Chandelier” të Sia-s.

“Virtyti më i madh i Katy është se nuk ka frikë fare të duket si idiote!”- shkruan dikush në Twitter…

Exit mobile version