Dacia ka thyer edhe një rekord të ri, ku që nga viti 2004 ka arritur t’i shes pesë milionë vetura në të gjitha tregjet, ndërkaq një milion i ka shitur vetëm në Francë.
Në më pak se 15 vite, Dacia ka kaluar nga një model i vetëm në gjashtë modele të ndryshme pa i humbur parimet dhe karakteristikat e veta: gjithmonë ofron kombinimin më të përshtatshëm të çmimit dhe performancës në treg.
Ky dinamizëm është reflektuar edhe në një rekord të vitit 2017:
– Sandero tanimë është vetura më e preferuar në Evropë (renditet e para në shitje)
– Vëllimi është rritur për 12 % në 655.000 njësi
Mbi të gjitha vlerësohet lidhja e fortë që është krijuar mes brendit dhe konsumatorëve të cilët tanimë janë fansa. /Telegrafi/