Në një pjesë të Francës, rreth 5000 pacientë mbetën pa kujdesin e duhur shëndetësor pasi dolën në pension tre mjekë në një qendër mjekësore në Mulhouse.
Që nga largimi i tyre më 1 korrik, punonjësit e vetëm të kujdesit shëndetësor që kanë mbetur janë infermierët dhe fizioterapistët.
Kërkimi i pasuksesshëm i mjekëve që do të punojnë në këtë qendër mjekësore po vazhdon prej disa vitesh. Ka shumë arsye për këtë. Kryesorja midis tyre është se Mulhouse nuk është një vend tërheqës për të jetuar të rinjtë.
Meqenëse tre mjekët kanë dalë në pension, pacientët e tyre iu drejtuan mjekëve SOS, urgjencës apo qendrave për trajtim urgjent.
Tani infermierët janë vetëm në vijën e parë të frontit duke u përpjekur të përballojnë sa më mirë që munden.
“Për momentin ne po mbahemi”, tha Celine Bohrer, infermiere 43-vjeçare, raporton euronews.
Para se të dilnin në pension, mjekët shkruanin receta 12 mujore për pacientët që vuanin nga sëmundje kronike. /Telegrafi/