Site icon Telegrafi

Pesë mijë forca sigurie të angazhuar për finalen e sotme

Sot e gjithë vëmendja është në “Stade De France”, aty ku do të luhet finalja e “Euro 2016” midis Francës dhe Portugalisë.

Qeveria franceze i druhet kërcënimeve për sulme terroriste dhe ka vendosur që për garantimin e sigurisë të angazhojë mbi 5 mijë forca policie.

Stadiumi do të jetë i blinduar nga forcat e policisë, ndërsa siguria do të jetë në nivel të lartë edhe në rrugët e kryeqytetit francez, ndërsa në bulevardin ‘Champs Elysees’ nuk do të lejohen festimet edhe sikur kombëtarja e Francës të fitoj kupën.

Policia dhe forcat e sigurisë kanë mundur me sukses të garantojnë sigurinë në 11 ndeshje që janë luajtur deri tani në stadiumin “Stade de France” dhe një tjetër në stadiumit tjetër të Parisit, “Park De Princ”.

Franca ka qenë në gatishmëri të lartë nga sulmet terroriste të nëntorit ku mbetën të vdekur mbi 130.

Exit mobile version