Në pjesë të Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, të cilat janë prekur nga stuhitë e borës dhe ortekët në të cilat jetët kanë humbur 26 vetë, ndërkohë u vlerësua se ra deri në pesë metra bora dhe meteorologët sot njoftojnë për reshje të reja dhe erëra deri në 160 kilometra në orë.
Kaosi i dëborës që goditi Alpet dhe rrethinat e tyre nuk po ngadalësohen, por bëhet gjithnjë e më e rrezikshme.
Ndërkohë, në Austri, në disa pjesë të shtetit, si Vorarlberg, u shpall niveli më i lartë i ortekëve, i pesti, ndërsa në ditët e mëparshme ishte i katërti.
Në provincën e Salzburgut, tani 17.000 njerëz janë të shkëputur nga pjesa tjetër e botës për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ndërsa shërbimet e shpëtimit dhe të shërbimeve të tjera po punojnë me fuqinë dhe kapacitetin.
Rreziqet e ortekëve gjithashtu e bëjnë trafikun hekurudhor të vështirë dhe disa linja janë të mbyllura. /kp/Telegrafi/