Shpeshherë keni oreks për ushqime, të cilat i keni të ndaluara, gjatë kohës së jeni në dietë.
Heqja dorë nga ushqimet e ndaluara, si ëmbëlsirat apo ushqimet e yndyrshme, përveç që u ndihmon të humbni peshë, ju ndihmon edhe për t’u larguar nga sheqernat dhe gjërat e yndyrshme, të cilat përveç që u shtojnë peshën, nuk janë as të shëndetshme.
Disa nga mënyrat për të hequr dorë nga ushqimet që ua shtojnë peshën janë:
Konsumoni ushqim të shëndetshëm të përgatitur në mënyrë natyrale
Ushqimet e përgatitura nga shtëpia janë më të shëndetshme dhe ju mund të përzgjidhni vetë përmbajtjen e ushqimit tuaj. Ushqimet e shpejta si hamburgerët apo picat, përveç që janë të dëmshme për shëndetin, ato ndikojnë edhe në shtimin e peshës.
Konsumoni shumëllojshmëri të ushqimeve
Llojllojshmëria e ushqimeve ju ndihmon edhe gjatë kohës sa jeni në dietë. është mirë që Brenda ditës së konsumoni deri në 20 lloje të ushqimeve, të cilat nuk përmbajnë kalori.
Zgjidhni ushqime që treten lehtë
Sipas studimeve është e preferueshme, që brenda ditës të hani pesë racione të vogla që përfshijnë dy fruta në ditë dhe drithëra, gjë që bën që ju të ndiheni të ngopur pas ngrënies së tyre.
Bëni një orar të konsumimit
Është mirë që të filloni ditën me ushqime të lehta si supë, për të vazhduar pastaj me sallata të shëndetshme, apo më vonë edhe fruta të ndryshme. Nëse e organizoni orarin e ushqimit, atëherë do të ndiheni vazhdimisht të ngopur.
Çdo herë hani në mëngjes
Në mëngjes është e preferueshme të konsumoni vezë të ziera dhe bukë thekre. Nuk është mirë e as e shëndetshme që mëngjesin ta zëvendësoni me ëmbëlsira.