Site icon Telegrafi

Pesë mënyra që të shpejtoni metabolizmin

Të gjithë ata që ushtrojnë jogën presin që muskujt t’u forcohen, se do të bëhen më fleksibilë, ndërkaq në vend të parë e mendojnë çlirimin nga stresi dhe relaksimin.

Digjni kalori, forcohuni dhe përshpejtoni metabolizmin me këto lëvizje joga. Ushtrohuni 3-5 herë në javë me këto lëvizje.

Ndarja
Filloni me duart dhe këmbët në tokë.
Gjatë frymënxjerrjes: ngrini gjunjët, shtyjini ijët dhe drejtoni këmbët dhe krahët (duke formuar shkronjën V).
Gjatë frymëmarrjes: ngrini këmbën e djathtë sa më lart.

Nga gjuri te hunda
Gjatë frymëmarrjes: me shpinë të harkuar, fusni barkun Brenda dhe tërhiqni gjurin e majtë afër hundës
Gjatë frymënxjerrjes: shtyjeni këmbën nga pas, si tek lëvizja e mëparshme.

Gjuri në shpatullën e djathtë
Gjatë frymëmarrjes: me shpinën e harkuar, përkulni gjurin e djathtë dhe hapeni anash. Afrojeni gurin e djathtë tek shpatulla e djathtë.
Gjatë frymënxjerrjes: kalojeni këmbën pas, si tek lëvizja e parë.

Gjuri në shpatullën e majtë
Gjatë frymëmarrjes: afroni gjurin e djathtë të përkulur, përkundrejt trupit tek shpatulla e majtë.
Gjatë frymënxjerrjes: kalojeni këmbën pas, si tek lëvizja e parë.

Plank me një këmbë
Gjatë frymëmarrjes: mbani shpatullat në të njëjtin drejtim me duart, ngrini këmbën e djathtë, prisni pak.
Gjatë frymënxjerrjes: uni këmbën e djathtë. Përsëriteni me këmbën e majtë. /Telegrafi/

Exit mobile version