Mjafton një gjë për të thyer monotoninë dhe për t’ju bërë të dukeni tërheqëse
Kombinimi i veshjeve bardh e zi nuk del kurrë nga moda, edhe pse shpesh duket monoton dhe jo shumë tërheqës për shumëkënd.
Ekspertët e modës rekomandojnë që ta “thyeni” monotoninë me detaje interesante si çanta, doreza apo çizme me ngjyra dhe nuanca tërheqëse, transmeton Telegrafi.
1. Çanta që thyen monotoninë
Një çantë me kutia interesante me ngjyra të hareshme është një zgjedhje e shkëlqyer për ta bërë të zezën tërheqëse.
2. Një copë veshje për freskim
Xhaketa portokalli do të thyejë çdo uniformitet që kanë shpesh dy ngjyra neutrale – bardh e zi.
3. Çizme për atraktivitet
E argjendta i jep gjithmonë një notë veçanërisht interesante kombinimit të zi, edhe kur bëhet fjalë për vetëm një detaj, siç janë këpucët.
4. E verdha dhe e zeza – një përzierje e patejkalueshme
Çizmet e verdha të ndezura do të sjellin gëzim në grinë e një dite me shi vjeshte dhe do t’i japin një ton krejtësisht të ri kombinimit të përjetshëm klasik bardhë e zi.
5. Dorezat si detaj
Së shpejti vjen koha e dorezave dhe ato me ngjyra interesante do ta “thyejnë” në mënyrë perfekte kombinimin gri-zi.
/Telegrafi/