Manikyri i mirë nuk zgjat përgjithmonë, ndërkohë shfaqja e dëmtimeve mund të jetë problem kur nuk keni shumë kohë para ndonjë takimi të rëndësishëm, posaçërisht kur në atë moment nuk keni me vete aceton
Mirëpo, ekzistojnë edhe mënyra të tjera me të cilat mund ta eliminoni llakun nga thonjtë, ndër to përfundimisht nuk është gërryerja, transmeton Telegrafi.
1. Pasta e dhëmbëve
E gjitha që është e nevojshme është që në thonj të qitni pastë të dhëmbëve, sepse ajo përmban etil-acetat, i cili gjithashtu gjendet në aceton.
2. Dezodoranti
Qiteni në thonj, pastaj filloni ta eliminoni llakun me ndihmën e tuferit të pambuktë. Mbase do të keni nevojë për disa përsëritje.
4. Mjeti për dezinfektim të duarve
Qiteni pak nga ky mjet në një tufer pambuku apo në pambuk hidrofil dhe fërkoni thonjtë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.
4. Parfumi
Qiteni në një fasoletë apo në salvetë dhe filloni t’i pastroni thonjtë. Shumica e femrave kanë pranuar që kjo mënyrë e heqjes së llakut nga thonjtë shumë herë i ka “shpëtuar”.
5. Llaku i flokëve
Llaku i flokëve përmban alkool dhe është alternativa më e mirë për eliminimin e llakut nga thonjtë. Qitni llak në thonj, por veproni sa më shpejtë sepse tuferët e pambuktë mund të ngjiten për thonj. /Telegrafi/