Site icon Telegrafi

Pesë medalje për taekwondo klubin Olympicart në Turqi

Përfaqësuesit e klubit janë pritur nga krerët komunalë të Sivasit, Ali Kolat dhe Dogan Urgup. Kolat më këtë rast sportistët kosovarë i ka njoftuar me të kaluarën e Sivasit, duke pohuar se popullata e kësaj ane ka bashkëndjerë dhimbjet e Kosovës përgjatë luftës dhe se po bën përpjekje për të mbështetur zhvillimin e shtetit të pavarur.

Në këtë turnir për skuadrën Olympicart garuan Mithat Ramadani, i cili në kategorinë 72 kg për junior zuri vendin e parë. Kastriot Ramadani, në kategorinë 74 kg për senior zuri vendin e parë, ndërsa në turnir morën pjesë edhe Drilon Visoka, i cili zuri vendin e dytë për senior në kategori 68 kg, pastaj Valon Svirca po ashtu zuri vendin e dytë në kategori 72 kg për senior dhe Armend Dreshaj, i cili në kategorinë 80 kg për senior e zuri vendin e parë.

Skuadrën i prinë trajneri Arsim Agushi dhe ndihmëstrajneri Gëzım Berısha, ndërsa ishin të ndihmuar nga TEB Banka dhe kompania e sigurimeve Sigkos. /Telegrafi/
 

Exit mobile version