Telegrafi

Pesë medalje për garuesit e bodybuildingut dhe fitnesit në Ballkanikun e Rumanisë – Kuleta, Bajraktaraj dhe Koci me të arta

Kosova në bodybuilding dhe fitnes ka fituar pesë medalje, prej tyre tri të arta dhe të dy të argjendta në Kampionatin Ballkanik për seniorë dhe U-20.

Garuesit tanë për dy ditë radhazi treguan paraqitje të jashtëzakonshme në Severin të Rumanisë.

Medaljet e arta për seniorë i fituan Kushtrim Bajraktaraj, në kategorinë bodybuilding -80 kg, Granit Kuleta -90 kg dhe Arton Koci në “Classic” -1.80 cm.

Bajraktaraj fitoi edhe Kupën në kategorinë absolute, duke u shpallur garuesi më i mirë.

Medalja e argjendtë në kategorinë “Physique” -175 cm, shkoi për Pllumb Latifin. Në grupmoshën U-20, të argjendtën e fitoi Fatlind Kërqeli, kategoria “Physique”.

Pjesëmarrjen e ekspeditës tonë në Ballkanik e mbështeti edhe Komiteti Olimpik i Kosovës me dhënien në shfrytëzim të veturës për udhëtim.

KOK-u ka përgëzuar garuesit për suksesin e arritur. /Telegrafi/