Manchester Unitedi shpenzoi më shumë se 220 milionë funte (248.5 milionë euro) në afatin kalimtar veror, një rekord i ri i klubit, për të transferuar emra, si Antony, Casemiro, Lisandro Martinez e Tyrell Malacia.
Po ashtu, Djajtë e Kuq siguruan shërbimet e Christian Eriksen si lojtar i lirë, huazuan portierin e Newcastle United, Martin Dubravka, ndërsa Erik Ten Hag nuk dëshiron të humbë kohë në përforcimin e skuadrës.
Trajneri ka akoma punë për të bërë në organizimin e ekipit të tij, në mënyrë që të përfundojë në pozitat e para në sezonin 2022/2023 për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.
Largimi kundërthënës i Cristiano Ronaldos ka lënë zbrazëtirë në sulm, derisa problemet fizike të Aaron Wan Bissakas, nënkuptojnë hapësirë edhe në fazën e mbrojtjes.
Goal ka bërë listën me pesë futbollistët që Ten Hag mund të përpiqet t’i transferojë në Afatin kalimtar të janarit:
Victor Osimhen (Napoli)
Denzel Dumfries (Inter)
Goncalo Ramos (Benfica)
Joao Felix (Atletico Madrid)
Diogo Costa (Porto)
/Telegrafi/