Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka mbyllur një edicion të Ligës së Kombeve në krye të Dardanëve, ku disa lojtarë kishin hapësirë më shumë.
Edhe pse Franco Foda mori rezultatet më të mira, me 12 pikë të tubura, 4 fitore dhe 2 humbje (një në tavolinë ndaj Rumanisë), nuk ia arriti. Mundësinë e ka nga play-offi, ku të premten mëson kundërshtarin për ndeshjet që zhvillohen në muajin mars.
Tashmë gjermani ka krijuar bazën e ekipit dhe lojtarët në të cilët llogaritë.
Përveç atyre që tashmë janë të dëshmuar si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Mërgim Vojvoda, Arijanet Muric në drejtimin e Fraco Fodas shkëlqyen edhe Elvis Rexhebeqaj, Lumbardh Dellova, Ermal Krasniqi dhe Muharrem Jashari.
Lojtarët që u paraqitën më shumë dhe morën mbi 300 minuta ishin Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Elvis Rexhebeçaj dhe Edon Zhegrova.
Vetëm një lojtar është paraqitur në të gjashtë ndeshjet, ai është Albion Rrahmani i cili mori 282 minuta.
Lojtarët me më shumë minuta
1/ Amir Rrahmani (5 ndeshje, 384 minuta, 1 gol)
2/ Mërgim Vojvoda (5 ndeshje, 365 minuta)
3/ Elvis Rexhbeçaj (5 ndeshje, 341 minuta)
4/ Edon Zhegrova (5 ndeshje, 318 minuta, 1 gol)
5/ Albion Rrahmani (6 ndeshje, 282 minuta, 1 gol)
/Telegrafi/