Site icon Telegrafi

Pesë lojtarët që Barcelona nuk po arrin t’i regjistrojë para ndeshjes hapëse në La Liga

Të hënën, Barcelona konfirmoi se ka regjistruar Eric Garcian, Clement Lenglet dhe Ansu Fatin, që do të thotë se që të tretë do të jenë në gjendje të paraqiten ndaj Valencias në ndeshjen hapëse të La Ligas.

Sidoqoftë, ka disa lojtarë më të rëndësishëm që po rrezikojnë ta humbasin atë takim, pasi ende nuk figurojnë si lojtar të Barçës në La Liga.

Dani Olmo është emri kryesor në këtë listë. Blerja e re e Barcelonës prej 62 milionë eurosh nuk është regjistruar ende në La Liga, ani pse ka besim që ky proces mund të kryhet para ditës së premte.

Sipas Mundo Deportivo, përveç Olmos, problemin e njëjta Barcelona e ka edhe me disa lojtarë të tjerë si Inigo Martinez, Alex Valle, Pablo Torre dhe Pau Victor që po presin të regjistrohen.

Hansi Flick është i vendosur që ta ketë Martinezin të gatshëm, pasi po vuan mungesën e qendërmbrojtësve për udhëtimin në ‘Mestalla’ shkaku i lëndimit afatgjatë të Ronald Araujos.

Kjo situatë e përshkruan më së miri gjendjen financiare në të cilën ndodhet Barcelona, e që e cila i ka përcjellë atë gjatë viteve të fundit.

Flick do të jetë i etur që të ketë sa më shumë lojtarë në dispozicion të shtunën, ani pse me shumë mundësi nuk do ta ketë ekipin e plotë./Telegrafi/

Exit mobile version