Telegrafi

Pesë lojtarët e Barcelonës që tregojnë formën reale të skuadrës në këtë edicion

Janë pesë lojtarë te Barcelona, dobësia e të cilëve në kohët e fundit pasqyron formën alarmante të klubit, sipas analizës nga Marca.

Lojtari i parë është Philippe Coutinho, për të cilin kishte shpresë se sezoni i tij në Bayern Munich e kishte bërë atë një lojtar më të mirë, por ai edhe një herë nuk ka arritur të përsërisë atë nivel të performancës në Camp Nou.

Lexo po ashtu Barcelona dhe Real Madridi: Dy situata financiare kontraste – nga falimentimi te fuqia e parasë

Tjetri është Frenkie de Jong, e raporti pretendon se ka bërë vetëm tre paraqitje “të shkëlqyera” për Blaugranasit që prej kalimit nga Ajaxi në vitin 2019 pavarësisht se dukej i gatshëm për ekipin dhe me ‘ADN’ të klubit të gdhendur pas ngritjes së tij te skuadra holandeze.

Mbrojtësi qendror Clement Lenglet është një tjetër lojtar që nënvizon dobësinë e tij dhe thuhet se niveli i tij i performancës ka pësuar një rënie të madhe këtë vit kalendarik pas një fillimi mbresëlënëse dhe të qëndrueshme të kohës së tij në klub.

Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon se cila skuadër do e fitojë Ligën e Kampionëve për edicionin 2020/21

Dy arritje verore thuhet gjithashtu se nuk e kanë ngritur performancën e tyre mbi mesataren deri më tani – Miralem Pjanic dhe Francisco Trincao nuk kanë shtuar asgjë pozitive në paraqitjet deri më tani. /Telegrafi/