Erik ten Hag thuhet se nuk ishte i kënaqur me pesë nga lojtarët e tij të Manchester United gjatë humbjes së tyre nga Crystal Palace.
Një dygolësh nga Michael Olise plus golat nga Jean-Philippe Mateta dhe Tyrick Mitchell vulosën një fitore 4-0 për skuadrën e Oliver Glasner.
Pas bilbilit të fundit, Ten Hag u vërshëllye menjëherë nga tifozët pasi humbja e lë United me një betejë të vështirë në garën për futbollin evropian sezonin e ardhshëm.
Djajtë e Kuq janë aktualisht në vendin e shtatë në tabelën e Ligës Premier, gjashtë pikë larg Tottenham Hotspur në vendin e pestë.
Pas ndeshjes, Ten Hag shprehu zhgënjimin e tij për golin e parë që pësoi skuadra e tij, ai tha: “Profesionistët nuk duhet ta lejojnë këtë. Ishin gola kaq të lehtë të pranuara. Pesë lojtarë mbi topin kur kanë rivënie dhe nuk është hera e parë këtë sezon”.
“E di që kemi lojtarë të rinj, por edhe lojtarët e rinj duhet të mësojnë kur luajnë në ekipin e parë, duhet të marrin përgjegjësi”.
Edhe pse holandezi nuk i përmendi pesë lojtarët, një analizë e ekspertit të Sky Sports, Jamie Carragher, duket se sugjeroi se lojtarët në fjalë ishin Kobbie Mainoo, Aaron Wan-Bissaka, Christian Eriksen, Alejandro Garnacho dhe Mason Mount. /Telegrafi/