Telegrafi

Pesë legjenda të tjera do të kopjojnë Mike Tysonin dhe të rikthehen në ring

(Foto: Instagram/miketyson)

Kthimi i Mike Tyson në ringun e boksit për një takim bamirës, ka bërë që disa legjenda ta mendojnë rikthimin po ashtu në sportin më luftarak në botë.

Kampioni më i ri në moshën e peshave të rënda ndonjëherë u kthye në boks në nëntorin e kaluar kur luftoi në tetë raunde kundër Roy Jones Jr.

Ajo erdhi 15 vjet pas luftës së fundit të 54-vjeçarit, duke i lënë tifozët të habitur me fuqinë e tij, ndërsa ai bëri një transformim të pabesueshëm të trupit për t’u rikthyer në formë.

Iron Mike tani po përgatitet për një revansh në  shtator me ikonën e boksit Lennox Lewis, 19 vjet pasi britaniku trullosi kundërshtarin e tij me një nokaut në raundin e tetë.

Me Tyson tashmë të kthyer në stërvitje, Daily Star Sport ka hedhur një vështrim në pesë ikona të tjera luftarake që po veshin përsëri dorezat:

Evander Holyfield

Oscar de la Hoya

Floyd Mayweather

Carl Froch

Julio Cesar Chavez. /Telegrafi/