Drejtues të kësaj Federate kanë thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të marrë pjesë në këtë kampionat, ndërsa janë shprehur të bindur në sukseset e pesë garuesve kosovarë.
Kryetari i Federatës së Kick-Box-it Fatmir Makolli, në një konferencë për media para nisjes ka shprehur bindjen se përfaqësuesja e Kosovës, nga Orlando do të kthehet me suksese të reja.
Makolli ka thënë se Federatës së Kick-Box-it gjithmonë i kanë munguar donatorët, ndërsa për pjesëmarrje në kampionatin botëror, kanë gjetur përkrahjen e Ministrisë së Sportit dhe Departamentin e Sportit, që sipas tij, vazhdimisht i përkrahin në garat ndërkombëtare.