Telegrafi

Pesë kompani përpunuese të drurit në panairin e Shkupit

Kompanitë janë të përkrahura nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit, dhe të mbështetura nga programi KPEP i USAID.

Kompanitë kosovare që do të marrin pjesë janë: Lesna, Gacaferi, Lidhja dhe Grupi i kompanive:Tefik Canga Design, Divani dhe Tedes.

Industria e mobileve dhe përpunimit të drurit shihet si një nga industritë që mund të eksportojë për shkak të zhvillimit të saj të hovshëm gjatë viteve të fundit.

“Kosova mund të konkurroj edhe me kualitet edhe me dizajn e edhe me çmim ne tregun e rajonit. Ky panair është i pari në vitin 2011 që shoqata i përkrahë kompanitë që të prezantohen në rajon”, tha Arieta Vula-Pozhegu, drejtoreshë ekzekutive e shoqatës se Përpunuesve të drurit të Kosovës.

“Panairi i ardhshëm në të cilin kompanitë kosovare te përpunimit të drurit do të marrin pjesë me përkrahjen dhe mbështetjen tonë dhe të USAID është Panairi i Mobileve në Mal të Zi, në Kroaci dhe në Shqipëri. Gjithashtu shoqata çdo vit organizon panairin tashme tradicional NATYRA 2011 në Kosovë nga 4-7 maj”, treguar Vula-Pozhegu.

Në Kosovë janë të regjistruara rreth 1400 kompani të përpunimit të drurit, me mbi 6000 punëtorë. Sipas vlerësimeve të shoqatës kjo industri ka rreth 40 milionë euro qarkullim në vjet. Eksporti i përpunuese të drurit dhe mobilierisë në vitin e kaluar ka qenë mbi pesë milionë euro. /Telegrafi/