Nuk ka asnjë dyshim që fundi i lëkurës është një prej veshjeve më të mira dhe më komode të stinës së vjeshtës, është seksi dhe i shumëdëshiruar nga të gjitha vajzat
Por kombinimet me fundin mbeten një zgjedhje individuale. Personazhet e njohur e veshin në tapetin e kuq, fashionistet dhe blogeret e njohura e zgjedhin si veshje rastësore, por edhe editorët e modës e rekomandojnë këtë veshje luksi gjithandej; në zyrë, në rrugë, edhe mbrëmjeve, edhe në show.
Gjëja më e mirë e fundit të lëkurës është se ai mund të vishet në çdo sezon. Sigurisht, stilin mund ta krijosh vetë, ama varet edhe se si e krijon atë me kombinimet. Mëso disa kombinime ideale të fundit të lëkurës.
Pulovër + fund lëkure
Është kombinimi më i thjeshtë që mund të mendosh sa hap e mbyll sytë në vjeshtë. Një pulovër të gjerë edhe fund lëkure. Kombinimi është shumë i thjeshtë dhe një përdorim ideal për përditshmërinë. Një pulovër e ngrohtë dhe një fund lëkure është ideale për muajt e freskët. Se ç’lloj pulovre do të përdorësh, kjo nuk ka rëndësi; e thjeshtë, grafike, e ngushtë, por edhe të gjerë.
Bluzë + fund lëkure
Një kombinim tjetër për t’u provuar me fund lëkure është ai me një bluzë fare të thjeshtë. Edhe këtu nuk ka shumë rëndësi se cila është zgjedhja e bluzës, mjafton që të mos ngatërrohet me ngjyrat e fundit.
Bluzë ‘Rock Band’ + fund lëkure
Shiko, ju e dini mirë që bluzat me bandat e rock-ut dhe me fundin e lëkurës janë një kombinim i lashtë që nuk të zhgënjejnë kurrë. Mund të krijosh stilin “rock and roll”. Një T-shirt me një minifund lëkure është kombinim perfekt. Ky kombinim e bën pamjen shkëlqyese dhe elegante.
Dantellë dhe fund lëkure
Nëse mendoni se fundi i lëkurës është një veshje “e ashpër”, atëherë zgjedhja për ta zbutur është dantella. Dantella ka një efekt unik dhe të butë që e bën veshjen të duket më femërore dhe më e ëmbël. Ky ekuilibër do të jetë perfekt, më besoni.
Pulovër prej leshi dhe fund lëkure
Nëse po kërkon një pamje më luksoze për ditët më të ftohta, provo këtë kombinim më luksoz. Një pulovër e leshtë dhe një fund lëkure të sigurojnë një pamje të mrekullueshme. /Telegrafi/