E enjtja do të jetë dita D kur pesë klubet e e Vala Superligës, të mbetura në garë për licencim, do ta mësojnë fatin e tyre.
Gazeta Olle në burime të saja në Komisionin për Licencim në Federatën e Futbollit të Kosovës mëson ekskluzivisht se të pesë klubet, Trepça ’89, Feronikeli, Prishtina, Llapi dhe Liria janë licencuar.
Sipas këtij burimi, të gjitha këto klube kanë plotësuar kriteret e UEFA-s.
Kështu, kampioni Trepça ’89 do të luajë në Ligën e Kampionëve, kurse Llapi nëse fiton finalen e Kupës me Besën luan në Ligën e Evropës.
Nëse Llapi nuk fiton Kupën, nënkampioni luan në Ligën e Evropës.