int(1) Pesë këshilla të modës nga Victoria Beckham - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Pesë këshilla të modës nga Victoria Beckham

Nëse keni nevojë për të shikuar dikë, kur është fjala për tendencat e modës, ajo është padyshim Victoria Beckham. Gruaja e cila nuk bënë asnjë gabim në veshje dhe e cila është gjithmonë e veshur me stil. Ajo ka vendosur për të ndarë disa nga truket e modës me zonjat tjera.

Krijimet e saj, shumë shpejt e kanë fituar turmën e modës anembanë globit, kurse e adhurojnë edhe shumë zonja të famshme të Hollivudit, të cilat me shumë kënaqësi i veshin fustanet me nënshkrimin e saj, në qilimin e kuq.

Këto ditë, ajo ka zgjeruar perandorinë e saj të modës me hapjen e butikut të saj të parë online, ku ju mund të blini xhinse, bizhuteri por edhe një koleksion të ri më nënshkrimin e saj, shkruan ‘Femra’. Këshillat e modës të Victoria Beckham, gjithmonë zgjojnë interes të madh në media, dhe këtu i kemi paraqitur disa prej tyre, të cilat ngrohtësisht i rekomandon për të gjitha gratë.

Kurrë mos dilni nga shtëpia pa aksesorë të modës. Ato janë çelësi. Çanta e duhur është sinonim me stil.

Vishuni siç duhet. Sigurisht që do të vishni veshje më të rehatshme dhe të gjerë kur dilni me fëmijët tuaj.

Asnjëherë mos i harroni syzet e diellit në shtëpi. Ato e plotësojnë çdo dukje.

Investoni në xhinse. Pjesët përkatëse seksi, do të bëjnë dukjen tuaj në të njëjtën kohë, të relaksuar dhe ‘sexy’.

Nuk keni nevojë që gjithmonë të vishni taka të larta. Këpucë të rrafshëta dhe këpucë baleti mund të jenë poashtu elegante. /Telegrafi/
 

Exit mobile version