Site icon Telegrafi

Pesë hapa për pediker në kushtet e shtëpisë

Më poshtë po ju sjellim disa këshilla të vyera për të arritur të bëni vet pediker në kushtet e shtëpisë.

Hapi 1: futini këmbët në ujë me sapun
Para se të filloni me pastrimin e thellë të këmbëve duhet t’i lani ato për rreth 10-20 minuta në ujë të ngrohtë me sapun qe të zbuten.
Shtoni pak kripë për këmbët dhe vaj zbutës në ujë për një efekt më të mirë.

Hapi 2: pastroni lëkurat e thara
Tani është puna thelbësore. Ju nevojitet të pastroni lëkurat e vdekura dhe kallot te këmbët tuaja përmes një guri për këmbët. Pastrojini deri sa të shihni që keni arritur rezultatet më të mira.

Hapi 3: skrab i këmbëve
Skrabi është shumë i domosdoshëm për të pasur këmbë të buta e të lëmuara. Më poshtë po ju sjellim recetën e një skrabi që mund ta përgatisni vet:
– 1 filxhan kripë
– 1 filxhan vaj sipas dëshirës (psh. vaj kokosi, vaj ulliri etj.)

Përziejini bashkë kripën dhe vajin dhe fërkojini këmbët me skrabin e përgatitur.

Hapi 4: futini këmbët sërish në ujë me sapun
Pasi skrabit është e rëndësishme që këmbët sërish të zbuten dhe të lihen në ujë të njohtë për rreth 5-10 minuta.

Hapi 5: zbutini këmbët me krem hidratues ose parafinë
Pasi u zbutën këmbët në ujë, thajini mirë me peshqir dhe në fund vendosni një krem hidratues për këmbët ose parafinë. Nëse nuk do të lyeni menjëherë gishtat e këmbëve me manikyr, vishni çorape që këmbët të rrinë sa më të buta për një kohë të gjatë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version