Site icon Telegrafi

Pesë gra paraqiten me shenja helmimi në spital në Durrës

Pesë gra që punonin në një komani në autostradën Tiranë-Durrës dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, duke përfunduar në spital e Durrësit, sipas njoftimit të policisë.

Punonjëset ndodhen nën kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën, ka shtuar policia.

“Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë”, thuahet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version