Një ngjarje e pazakontë është filmuar nëpër rrugët e Riadit në Arabinë Saudite, ku pesë gra me burka janë parë duke u rrahur, derisa në duar mbanin fëmijët që kohë pas kohe i rrëzonin në tokë sikur të ishin kukulla.
Ato janë filmuar duke shkëmbyer grushta në mes të ditës, ku kalimtarët e rastit shikonin të habitur pasi nuk e dinin se çfarë po ndodhte, transmeton Telegrafi.
Por, ajo çfarë ka shokuar më shumë opinionin ishte veprimi i një gruaje e cila e rrëzon në tokë foshnjën që e kishte në dorë, pasi ishte koncentruar në rrahje me një grua tjetër.
Shumë qytetarë të Riadit, kanë kritikuar kalimtarët e rastit që nuk kishin bërë asgjë për t’i ndalur ato gra që në prezencë të fëmijëve rriheshin.
Ende nuk dihet shkaku që qoi në këtë rrahje masive, por autoritetet e këtij vendi kanë njoftuar se kanë filluar hetimet për këtë incident të shëmtuar. /Telegrafi/