Julen Lopetegui ka këmbëngulur se Aritz Aduriz do të ishte thirrur nga Spanja, edhe në qoftë se ai nuk do të kishte shënuar pesë gola kundër Genk në Ligën e Evropës.
Sulmuesi 35-vjeçar i Atletico Bilbaos ka shënuar pesë gola në fitoren 5-3 të skuadrës së tij nga belgëve, duke befasuar të gjithë me formën e tij brilante, formë kjo që e ktheu te kombëtarja spanjolle për ndeshjet e ardhshme kundër Maqedonisë dhe Angli.
Megjithatë, kështu nuk mendon edhe trajneri Lopetegui, i cili ka thënë se Aduriz ishte i ndjekur që një kohë dhe nuk është thirrur vetëm shkaku i pesë golave të shënuara.
“Aduriz? Unë e kam ndjekur atë që disa kohë dhe ne e kuptojmë se ai është duke bërë mirë. Mund të na ndihmojë shumë”, ka thënë Lopetegui për mediat spanjolle.
“Pesë golat që ai shënoi në Ligën e Evropës nuk kanë pasur ndikim në ftestën e tij. Aduriz na jep alternativa dhe opsionet. Aritz ka diçka shumë të mirë për të ofruar dhe është duke e mbajtur cilësitë e tij të paprekur. /Telegrafi/