Telegrafi

Pesë gola, pesë Topa të Artë – Reali dhe CR7 demolojnë Sevillan (Foto/Video)

MADRID, SPAIN - DECEMBER 09: Cristiano Ronaldo (L) of Real Madrid CF celebrates scoring their second goal with teammate Marco Asensio (R) during the La Liga match between Real Madrid CF and Sevilla FC at Estadio Santiago Bernabeu on December 9, 2017 in Madrid, Spain . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 5-0 ndaj Sevillas në Santiago Bernabeu, në një ndeshje që isht festë për mbretërit pas triumfit të pestë të Ronaldos si lojtari më i mirë në botë.

90 mijë tifozë ishin mbledhur në Bernabeu për të shikuar duelin që u supozua të jetë një derbi mes skuadrave që po luftojnë për pesë pozitat e para.

Foto: Getty Images

Megjithatë, kjo ishte gjithçka tjetër pos një derbi – një duel inferoriteti i Sevillas ku Reali bëri proces të shkurtër.

Foto: Getty Images

Pas dy minutash lojë Nacho ishte ai që gjeti golin për 1-0 pas një tollovie në zonë.

Në minutën e 23-të Asensio gjenë Ronaldon dhe e vë para golit, ku në situatë “një me një” ishte Cristiano ai që me një goditje të ulët shënoi për 2-0.

Të pandalshëm, Foto: Getty Images

Vetëm nëntë minuta më vonë, CR7 u gjend në pikën e bardhë pas një prekje me dorë për të shënuar për 3-0.

Në minutën e 38-të Toni Kroos nga afërsia shënoi për 4-0, kurse shpejt shtoi një gol edhe Hakimi i cili pranoi një pasim nga Benzema për të shënuar me një gjuajtje precize për 5-0.

Super CR7, Foto: Getty Images

Në pjesën e dytë Reali ndali hovin, kontrolloi lojën, por refuzoi të turpëronte kundërshtarin që nuk ishte ekzistent.

Me këtë fitore prej 5-0, Real Madridi ka 31 pikë në tabelë, pesë pikë më pak se Barcelona që të dielën udhëton në El Madrigal për t’u përballur me Villarrealin. /Telegrafi/