Site icon Telegrafi

Pesë gola për fitoren e pestë radhazi, Chelsea bëhet lider i Ligës Premier (Video)

Chelsea ka demoluar skuadrën e Evertonit, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-0.

Djelmoshat e Antonio Contes kanë vazhduar serinë e fitoreve edhe në ndeshjen ndaj Evertonit, tu e përfunduar ndeshjen në pjesën e parë pas epërsisë 3-0.

Goli i parë i ‘Bluve’ erdhi në minutën e 19-të nga Eden Hazard, i cili shënoi një gol të bukur, ku pas asistimit nga Diego Costa, kaloi bukur dy futbollistë kundërshtar.

Hazard duke festuar golin e parë të ndeshjes

Pa kaluar mirë një minutë, Chelsea gjeti edhe golin e dytë me anë të Marcos Alonsos, i cili shënoi nga afërsia për 2-0 pas asistimit të Pedro Rodriguezit.

Alonso së bashku me Costan duke festuar

Pjesa e parë dhe dominimi i skuadrës londineze u vulos në minutën e 42-të, kur shënoi sulmuesi i tyre kryesor, Diego Costa pas asistimit të Nemanja Matic.

Dominimi i Chelseat vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku shënoi dy gola tjerë për të vulosur fitoren prej 5-0.

Luhej minuta e 56-të kur pas asistimit të Pedros, Eden Hazard shënoi golin e dytë personal të tijin në këtë takim apo të katërtin e Chelseat.

Goli i dytë personal në këtë takim u manifestua me këtë festë nga Hazard

Pas dy asistimeve të bëra i erdhi radha edhe për gol sulmuesit spanjoll, Pedro, që shënoi në minutën e 65-të.

Grinta e Pedros pas golit të shënuar

Me këtë fitore të thellë, Chelsea arriti të dal në krye të Ligës Premier me 25 pikë, duke e lënë pas vetes Machester Cityn, Arsenalin e Liverpoolin, ndërsa Everton pas kësaj humbje e sheh vetën në vendin e gjashtë me 18 pikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Mdg0MMvu4eY

https://twitter.com/PipeS_27/status/794960892978991113

https://twitter.com/MFgol/status/794966359193124864

https://twitter.com/CheIseaVines/status/794976865949597696

Exit mobile version