Chelsea ka fituar me shumë mund ndaj Tottenhamit që kishte nëntë lojtarë në fushë për një pjesë bukur të madhe të derbit, që u zhvillua në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.
Blutë triumfuan 4-1 në udhëtim te kundërshtari lokal, duke fituar tri pikë të mëdha ndaj skuadrës që ishte deri më tani lider i ligës.
Spurs kaluan në epërsi pas vetëm gjashtë minutash lojë me golin e Dejan Kulusevskit.
Dejan Kulusevski Goal! 6’ pic.twitter.com/sKVe145Ab0
— riley 🔰 (@ncfcriley) November 6, 2023
Më pas, Chelsea pati dy gola të anuluara për lojë me dorë nga Raheem Sterling në minutën e 21-të dhe Mosises Caicedo që lëshoi një goditje perfekte pas shtatë minutash, por Nicolas Jackson ishte në pozicion jashtë loje dhe interferoi në pamjen e portierit.
Por, Blutë nuk u dorëzuan dhe ia dolën të fitonin një penallti, që u shkaktua nga Cristian Romero në minutën e 33-të, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq.
Cole Palmer u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 35-të për t’i barazuar shifrat në 1-1.
https://twitter.com/thing_chelsea/status/1721635030110261252
Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, ndërsa Tottenhami mbeti me nëntë lojtarë në fushë.
Destiny Udogie pranoi kartonine dytë të verdhë në minutën e 55-të për një ndërhyrje në Raheem Sterling.
Chelsea më pas shkoi me të gjitha forcat në sulm, ndërsa përmbysi shifrat në minutën e 75-të.
https://twitter.com/centregoals/status/1721644915552051602
Ishte Sterling, ai që asistoi te Jackson, që realizoi për 2-1 me lehtësi.
Vetëm katër minuta kaluan nga epërsia e Chelseat dhe Tottenhami shënoi me anë të Eric Dier, por që goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Lojtarët e Mauricio Pochettinos edhe të tretin në minutën e 90+4-të, kur Conor Gallagher asistoi te Jackson, që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.
https://twitter.com/centregoals/status/1721649902915113348
Jackson nuk u ndal me kaq dhe kompletoi het-trikun e tij në minutën e 90+8-të, që është i pari për të në Ligën Premier dhe për rezultatin final 4-1.
Pas javës së 11-të, Tottenhami është zhvendosur në vendin e dytë me 26 pikë, një më pak se lideri Manchester City, ndërsa Chelsea gjendet në atë të dhjetë me 15 sosh.
Në xhiron e 12-të, Blutë do të përballen me Manchester Cityn. /Telegrafi/