Site icon Telegrafi

Pesë gjykatës të akuzuar nga PSP, mbeten pa imunitet

Këshilli Gjyqësor në seancën e mbyllur për opinionin ka sjellur vendim që t’ua merr imunitetin pesë gjykatësve, të cilët akuzohen për keqpërdorime të detyrës zyrtare në lëndën “Titanik” të PSP-së.

Jozyrtarisht bëhet fjalë për gjykatësit: Biljana Nikodinovska-Petrovska, Lidija Ivanovska, Bllagodarna Rangellova, Aneta Xhigerova dhe Gazmend Fejzuli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja Verka Petkovska, ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor mendim për atë se si të veprojë në çështjen e imunitetit gjyqësor, në të cilin thirren pesë gjykatësit e Gjykatës Administrative, për të cilët PSP ka ngritur akuza për keqpërdorime të detyrës zyrtare në lëndën “Titanik”./Telegrafi/

Exit mobile version