Faustino Anjorin ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Chelsea, pasi kishte refuzuar disa oferta të klubeve jo vetëm nga Anglia.
Talenti 18-vjeçar ishte kërkuar nga Manchester City, Liverpool, Manchester United, Arsenal dhe Borussia Dortmundi.
Sidoqoftë, lojtari ka thënë se vendimi për të rinovua kontratën me The Blues ishte i lehtë për t’u marrë.
“Është një ndenjë brilante”, ka thënë ai për faqen zyrtare të Chelseat, pasi ka nënshkruar kontratën e re.
“Kam qenë në klub që në moshën gjashtëvjeçare dhe të nënshkruar kontratën pesëvjeçare është diçka e mrekullueshme”, ka shtuar ai më tej.
Anjorin debutoi në skuadrën e parë në shtator të vitit 2019 në fitoren e thellë që Chelsea mori ndaj Grimsbys 7-1 në Carabao Cup. /Telegrafi/
Congratulations, Tino! ✍️👏
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 8, 2020