Sporting Lisbona ka humbur trajnerin e tyre, Ruben Amorim, i cili i është bashkuar me Manchester United këtë muaj.
Sulmuesi Viktor Gyokeres ka thënë se ai nuk do të shkojë askund deri në verën e ardhshme, por do të ketë një mori klubesh të mëdha që do ta ndjekun nga afër në ” Jose Alvalade”.
Gyokeres, 26 vjeç, është bërë një nga sulmuesit më të lakmuar në futbollin evropian.
Numri nëntë suedez tashmë ka 30 gola këtë sezon dhe ka disa klube kryesore që e duan për verën e ardhshme.
Çmimi i tij mendohet të ishte rreth 60-70 milionë euro, por mund të ndodhë që Sporting të fitojë 100 milionë euro duke pasur parasysh interesimin e madh.
Sipas mediumit Record në Portugali, Barcelona dhe Atletico Madrid janë ndër pesë skuadrat që kanë kërkuar vende për skautët e tyre për të ndjekur ndeshjen e Sportin në Ligën e Kampionëve me Arsenalin këtë javë.
Atyre do t’i bashkohen Manchester City , Manchester United dhe Bayern Munich në tribunë. /Telegrafi/