Edhe nëse partnerja është bashkëshortja juaj apo një vajzë të cilën sapo e keni takuar në club, seksi është një eksperiencë tepër intime, sidomos për femrat. Ndaj nëse jeni në krevat është e rëndësishme të shmangni komentet e panevojshme që mund të prishin humorin dhe ta bëjnë atë të mos pëlqejë seksin me ty.
1- "Jo kështu"
E mbani mend kur në shkollë keni mësuar të bëni kritika konstruktive? Kjo nuk vlen për një grua në krevat. "Nuk është aspak seksi dhe inkurajuese për të thënë se aftësitë tuaja janë shumë më të mëdha se të partneres. Ju duhet ta bazoni komunikimin në aspektin pozitiv sepse mënyra se si ne ja themi gjërat njëri-tjetrit ndikon shumë në performacën seksuale"- thotë Amy Levine, ekspert në çështjet e seksit.
Evitoni gjithashtu: "Çfarë je duke bërë"
2- "Ish-i im pëlqente shumë kur unë…"
Të gjitha femrat janë të ndryshme, ndaj mos u mbështesni shumë në përvojat e mëparshme dhe mos i diskutoni ato. "Përveç kësaj, a mund ta dimë me siguri se ish-partnerja nuk na ka gënjyer, thjesht për të mbaruar punë më shpejt?- pohon Levine. Të flasësh për eksperiencat e mëparshme seksuale e bën një grua të çmendet tërësisht dhe kjo jo në kuptimin e mirë të fjalës. Partnerja juaj nuk do të dëgjojë aspak rreth të kaluarës suaj sepse do të ndihen e kërcënuar dhe xheloze.
Evitoni gjithashtu: "Le të provojmë këtë pozicion që kam bërë njëherë me…"
3- "Duhet të largohem që këtu në orën …"
Krijimi i idesë se nuk keni shumë kohë për të kryer marrëdhënie me partneren është një vrasëse e vërtetë e humorit. Nëse ju duhet të flisni për një takim ku duhet të jeni apo nëse jeni me nxitim për diku, atëherë më mirë prisni ta diskutoni këtë më pas.
Evitoni gjithashtu: "Duhet të zgjohem shumë shpejt nesër në mëngjes"
4- "Do të doja të kishe më shumë vithe apo…"
Gratë janë ekstremisht të pasigurta, sidomos kur janë lakuriq dhe më të prekshme. Duke theksuar veçori që ju pëlqejnë të femrat e tjera, sidomos ato që nuk i disponon partnerja juaj, jeni duke gabuar. Këto shprehje do ta bënin atë të tërhiqej menjëherë.
Evitoni gjithashtu: Çfarë është ajo shenjë e çuditshme në shpinën tënde"
5- A po e arrin orgazmën?
Ndryshe nga çfarë besohet, orgazma nuk përcakton nëse seksi është i mirë apo i keq, ndaj mjaft duke pyetur nëse është duke e arritur partnerja juaj atë sepse kjo i shton asaj presionin. Është e rëndësishme të mbani mend se për një grua, arritja e orgazmës nuk është e barabartë me të kaluarit mirë në krevat.
Evitoni gjithashtu: "A do edhe shumë kohë"