Site icon Telegrafi

Pesë gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë gjatë një tërmeti: Mbani në mend mirë, mund t’ju shpëtojnë jetën

Duhet patjetër të dini rregullat e sjelljes gjatë një tërmeti për të shmangur pasojat e tmerrshme

Pak ditë më parë, Turqia dhe Siria u goditën nga një fatkeqësi natyrore e paprecedent – tërmetet shkatërruese morën qindra e mijëra jetë, ndërsa miliona njerëz mbetën të pastrehë.

Po ju sjellim një listë të gjërave që nuk duhet të bëni gjatë një tërmeti – mbani në mend mirë ato! – transmeton Telegrafi.

Gjëja më e rëndësishme është të minimizoni panikun! Dhe pastaj:

▪ mos u përpiqni të ikni
▪ mos iu afroni asgjëje që mund të bjerë
▪ mos hyni kurrë në ashensorë
▪ mos përdorni shkallët
▪ mos dilni në tarracë apo ballkon.

Terrified office workers meeting with earthquake while working

Çfarë duhet të keni në çantën e ndihmës së parë në rast tërmeti?

▪ Ujë;
▪ Ushqim që nuk prishet;
▪ Llambë baterie;
▪ Komplete të ndihmës së parë;
▪ Bateri shtesë;
▪ Fishkëllyes;
▪ Maskë për fytyrën
▪ Folie plastike dhe shirit ngjitës;
▪ Peshqir
▪ Çelës ose pincë;
▪ Hapës kënaçeje;
▪ Dokumente;
▪ Para të gatshme;
▪ Telefon celular me karikues dhe bateri rezervë;
▪ Rroba.

/Telegrafi/

Exit mobile version