A keni vendosur ta çmendni atë me kënaqësi sonte? Atëherë duhet të dini se çfarë pëlqejnë burrat në shtrat!
Padyshim që nuk është një temë e lehtë për tu kornizuar dhe përgjithësuar, sepse një mashkull mund të ketë shije dhe fantazira seksuale që një tjetër as nuk i ëndërron.
Por është gjithashtu e vërtetë që ka qasje dhe qëndrime të pëlqyeshme për shumicën e meshkujve. Këtu janë pesë më esencialet prej tyre…
1 – Nxirrni “tigrin” nga vetja
Meshkujt pëlqejnë gratë me vetëbesim, gjë që nuk nënkupton nivelin e përvojës: mbase nuk e di se si të trajtosh “një mjet” si një dashnor të vërtetë, por megjithatë shprehe sensualitetin tënd. Dhe sensualiteti që nxirrni nga vetja, ju bën protagonist absolut.
Ju duhet të jeni një tigër dhe të veproni si një e tillë. Mos u jepni peshë defekteve tuaja, celulitit, shenjave të strijave, gjinjve të vegjël ose të lëkundshëm. Lëvizni me lehtësi, mos e mbuloni veten, zhvisheni dhe lini trupin tuaj në kërkim të kënaqësisë.
2 – Mos vendosni kufij
Kur ju jeni zhveshur nga frika, ju mund të eksperimentoni sa më shumë që të jetë e mundur. Burrat i duan gratë që jetojnë lehtë seksin. Natyrisht, çdo përvojë që ju duket e papërshtatshme, e rrezikshme ose e dëmshme për dinjitetin tuaj duhet të dalë nga lista.
3 – Afrodiziaku më i mirë është aroma juaj
Era natyrale e dashnorit është një afrodiziak i fuqishëm, veçanërisht nëse nuk mbulohet nga aromat artificiale. Kjo vlen si për lëkurën ashtu edhe për pjesët intime.
Ne nuk ju themi që të mos laheni, por të shmangni përdorimin e pastruesve intimë me aromë të tepërt para marrëdhënies seksuale.
4 – Flisni
Jo të gjithë burrat janë llafazanë në shtrat, përkundrazi shumë janë në siklet nëse u kërkohet të flasin gjatë marrëdhënieve seksuale, por pothuajse të gjithëve u pëlqen të dëgjojnë tingullin e zërit të partnerit.
Mos i zvogëloni epshet e kënaqësisë, thoni qartë kur, si dhe mbi të gjitha sa ju pëlqen; pasi të keni thyer akullin. Komunikoni fantazitë tuaja pa frenime.
5 – Prekeni atë
Bëhuni pjesëmarrëse, kapini duart, kapini krahët dhe shpatullat. Lëreni ata të ndiejë se ju pëlqen ta keni atë, që ju bën të ndjeheni të mbrojtura.
Në këtë artikull nuk kemi përfshirë këshilla për praktikat seksuale ose pozicionet që u japin më shumë kënaqësi meshkujve, sepse besojmë me vendosmëri se për ta bërë partnerin tuaj të kënaqet, para së gjithash duhet të kënaqeni vetë. /Telegrafi/