Site icon Telegrafi

Pesë gjërat që i bashkuan Danilon dhe tifozin e “çmendur”? (Video)

Real Madrid pësoi humbje kundër Wolfsburgut me rezultat 2:0 në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Për këtë humbje të papritur po akuzohen reparti mbrojtës i Los Blancos, i cili dështoi krejtësisht në mbulim e sulmuesve të “Ujqërve”.

Por, lojtari i dështuar i ndeshjes ishte padyshim mbrojtësi i krahut të djathtë, Danilo, i cili nuk e fitoi asnjë duel me kundërshtarët, transmeton Telegrafi.

Danilo kishte zero topa të fituar, zero ndërprerje të aksioneve, zero bllokime të topave, zero mbulim të lojtarëve dhe zero duele të fituara.

Kjo ka bërë që mediat botërore ta krahasojnë me tifozin që hyri në fushë, duke thënë se braziliani nuk bëri asgjë më shumë se fansi që ndërpreu ndeshjen për disa minuta.

https://www.youtube.com/watch?v=ruzQ9FL_23o

Exit mobile version