E gjithë bota është shokuar nga vdekja e Kobe Bryant. Helikopteri privat me të cilin po udhëtonin edhe vajza e tij Gianna me shtatë persona të tjerë u rrëzua në bjeshkët e Los Anglesit.
Në nderim të karrierës së tij, Bright Side ka shkruar pesë gjërat që do të mbahet mend legjenda e basketbollit. Këto gjëra janë ndërtuar në punën e tij të madhe dhe inspirimin që kishte për gjeneratat e reja.
1= Ai ishte legjendë e sportit
Kobe Bryant është njëri ndër më të mirët në histori të basketbollit. Ai ka fituar shumë tituj gjatë karrierë së tij, përfshirë këtu më së shumti çmime në aspektin individual dhe dy medalje olimpike, madje numri tetë dhe 24 ishin tërhequr nga LA Lakers.
2= Ai e dashuronte familjen e tij
Nuk ka fjalë për ta përshkruar, vetëm shikoni fotografitë:
3= Ishte shembull për të tjerët
Të gjithë ata që e kanë njohur nga afër kanë thënë se ai ishte shembull për të gjithë dhe një inspirues për gjeneratat e reja në basketboll. Arritjet e tij në karrierën 20 vjeçare bënë që ai të nderohet nga të gjithë.
https://twitter.com/ava/status/1221559894412673025
Statement from Michael Jordan: pic.twitter.com/oI7w6e7HLI
— Estee Portnoy (@esteep) January 26, 2020
4= Gjithmonë u ka ndihmuar të tjerëve
Një muaj më parë ishte publikuar një video e një aksidenti të rëndë, e që Kobe kishte qëllua aty. Legjenda kishte ndaluar t’u ndihmonte të aksidentuarve derisa të vinte ndihma e shpejtë.
A Month ago at Newport Beach there was a huge accident that Kobe Bryant witnessed. Kobe stayed there to help direct traffic and aid victims.
11 life paths are the visionaries in life and Kobe was one of them. #RipKobe https://t.co/8iPCOZ4WRM
— VK ASTROLOGY (@DCnumerology) January 27, 2020
5= Ai i motivoi të tjerë me fjalimet dhe thëniet e tij të famshme
Nëse ke frikë nga dështimi, atëherë me siguri që do të dështosh.
Nuk dua të jem Michael Jordan i ardhshëm, dua të jem Kobe Bryant.
Nëse nuk beson në vetvete, askush tjetër nuk do ta bëjë për ty.
Kur ta kuptosh ndjenjën e dështimit, vendosmëria e ndjek suksesin.
Fitorja ka prioritet mbi të gjitha. Nuk ka zonë paqeje. Nuk ka pothuajse.
Gjithçka negative – presioni, sfidat – të gjitha janë një mundësi për mua që të ngritëm.
Gjëja më e rëndësishme është të përpiqesh t’i frymëzosh njerëzit, në mënyrë që ata të jenë të shkëlqyer në çfarëdo që duan të bëjnë.
Truri im… nuk mund ta përpunojë dështimin. Nuk do ta përpunojë dështimin. Sepse nëse do të qëndroja dhe duhej të përballesha me veten dhe t’i thosha vetes: ‘Ti je një dështim’… Mendoj se pothuajse më e keqe se vdekja. /Telegrafi/