Site icon Telegrafi

Pesë gjëra që duhet t’i dini lidhur me gjendjen aktuale të presidentit Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi gjatë ditës së djeshme që është i infektuar me coronavirus, duke krijuar një dramë të jashtëzakonshme mes fushatës zgjedhore në SHBA.

Në listën e mëposhtme gjenden pesë fakte në lidhje me infeksionin e presidentit amerikan.

Ku gjendet Trump për momentin?

Presidenti i SHBA-së do të qëndrojë ditëve të ardhshme në një spital ushtarak jashtë Washington DC, për t’iu nënshtruar trajtimit për coronavirus, mirëpo që do të vazhdojë të merret me punët shtetërore.

Lajmin e konfirmoi sekretarja e shtypit Kayleigh McEnany, e cila shtoi se Trump do të punojë nga zyrat presidenciale në spitalin Walter Reed.

Menaxheri i fushatës së Presidentit, Bill Stepien, deklaroi se të gjitha ngjarjet e fushatës të njoftuara më parë do të mbaheshin virtualisht ose edhe do të shtyhen.

Cilat janë trajtimet që Trump iu është nështruar?

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, deklaroi të premten se presidenti ishte i rraskapitur, por me humor të mirë, ndërkohë që po merrte një trajtim eksperimental kundër COVID-19.

Ai iu nënshtrua një doze të vetme nga “kokteji i antitrupave” i krijuar nga Regeneron, sipas Conley. Ky trajtim është ende duke u testuar dhe nuk u aprovua ende nga rregullatorët.

Si një burrë 74-vjeçar, Trump mund të përballet me rreziqe të mundshme, sipas agjencisë shëndetësore amerikane CDC.

Çfarë simptoma po zhvillon Trump?

Të enjten, presidenti amerikan nuk u izolua menjëherë megjithëse ndihmësja e tij e ngushtë Hope Hicks pati rezultuar pozitive.

Në vend të kësaj ai mori pjesë në një tubim për mbledhjen e fondeve në qytetin e New Jersey, ndërsa thuhej se kishte zhvilluar simptoma të lehta në eventin e së enjtes.

Një burim për The New York Times i tha gazetës se ai pati zhvilluar simptoma të ngjashme me të ftohtin.

Ndërkohë bazuar në deklaratat zyrtare raportohet se Trump kishte “simptoma të lehta”.

Si u infektua?

Ende nuk dihet se si presidenti i SHBA-së e kontraktoi coronavirusin, mirëpo, në përgjithësi ai i ka “sfiduar” këshillat mjekësore.

Ai rrallë herë është parë me maskë, e të njëjtën kohë takohej me grupe të mëdha njerëzish.

Alarmi në Shtëpinë e Bardhë vërshoi kur Hicks doli pozitive. Ajo është një figurë në rrethin e ngushtë të Trump si dhe udhëtoi me të disa herë gjatë javës së kaluar.

Kush është tjetër i infektuar në Shtëpinë e Bardhë?

Trump njoftoi se gruaja e tij Melania, gjithashtu doli pozitive me coronavirus përmes një postimi në Twitter.

Nënpresidenti Mike Pence, rezultoi negativ njashtu edhe djali i presidentit, Barron Trump.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i presidentit të cilët janë njëherësh këshilltarët kryesorë të Shtëpisë së Bardhë, gjithashtu rezultuan negativë si dhe Sekretari i Shtetit Mike Pomepo; Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin përfshirë Sekretari i Shëndetit dhe i Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar.

Ronna Mc Daniel, kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, doli pozitive ditë më parë.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast shumë politikanë të tjerë, zyrtarë dhe oficerë ushtarakë që punojnë ose vizitojnë Shtëpinë e Bardhë u testuan të premten.

Shumë politikanë të tjerë të lartë, zyrtarë dhe oficerë ushtarakë që punojnë ose vizitojnë Shtëpinë e Bardhë po testoheshin të Premten.

Exit mobile version