Lexoni këshillat në galeri dhe pastaj hidhini një sy rutinës suaj të dimrit, për të bërë rregullimet e nevojshme në kujdesin ndaj lëkurës.
1- Nuk pini mjaftueshëm ujë
Sigurisht që tingëllon pak kontradiktore pirja e sasive të mëdha të ujit në dimër, pasi në muajt e ftohtë, në përgjithësi të gjithë kanë tendencën të pijnë më pak ujë- duke u përballuar me dehitratimin e padëshiruar dhe jonormal. Megjithatë nuk duhet të harroni që edhe 1 gotë e vetme përpara gjumit (plus ato gjatë gjatë ditës), e ndihmon trupin tuaj të shpëtojë nga toksinat dhe dehidratimi.
2- Flini pa e hequr grimin nga fytyra
Ky nuk është një mit: Në fakt është më e keqja që mund të bëni. Veçanërisht në dimër, larja e fytyrës përpara gjumit është e domosdoshme për të shmangur skuqjet apo irritimet e dimit. Mbrojtja juaj më e mirë është të hiqni grimin me një krem të ftohtë apo me një ujë larës fytyre- duke qenë se pastruesit me bazë sapuni mund të jenë të ashpër dhe irritues për një fytyrë tashmë të thatë.
3- Nuk keni zbuluar ende vajin e fytyrës
Ju mund të keni dëgjuar që vendosja e tepërt e një hidratuesi me bazë kremi mund të jetë e rrezikshme. Kjo është arsyeja se përse vaji i fytyrës është një ide shumë e mirë. Të gjitha ato që nuk e kanë përdorur ende, duhet të dinë se vaji depërton thellë në poret e lëkurën duke përçuar një hidratim surprizues. Duhet të dini gjithashtu se ky produkt mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket e ydyrshme dhe kjo është arsyeja se përse këshillohet aplikimi i tij vetëm natën.
4- Harroni të lani këllëfët e jastëkut rregullisht
Këllëfët e jastikut ku flini mund të jenë gjithashtu shkaktar të problemeve në lëkurë, që gjatë dimrit janë më të prirura të ndodhin. Idealja do të ishte, të lanit këllëfët e jastikut një herë në javë, por nëqoftëse nuk mundeni, mund të merrni në konsideratë një këllëf të projektuar për të mbrojtur lëkurën tuaj.
5- Harroni eksfoliatin
Bëjeni atë një prioritet për të eleminuar qelizat e vdekura të lëkurës dhe aplikojeni 2 herë në javë përpara gjumit. Shtresa e thatë e lëkurës mund të fillojë të ndërtohet, nëse nuk e bëni këtë- diçka që e bënë të pamundur depërtimin e hidratuesit në sipërfaqen e lëkurës dhe rrjedhimisht të bëjë punën e tij. Thjesht sigurohuni që eksfoliati që përdorni të jetë i butë, jo i ashpër, sepse ky i fundit mund të çojë në plasaritje të padëshiruara. /Telegrafi/