Site icon Telegrafi

Pesë futbollistët e Kosovës me më shumë pasime në ndeshjen ndaj Çekisë

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Republikës së Çekisë në ndeshjen e vlefshme të grupit A për eliminatoret e Euro 2020.  

Dardanët kanë arritur të marrin një fitore të madhe ndaj Çekisë në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Fadil Vokrri.

Golat në këtë fitore të ekipit të Bernard Challandes u shënuan nga Vedat Muriqi (20′) dhe Mërgim Vojvoda (66′).

Lexo po ashtu Në detaje - e gjitha që ndodhi në triumfin mbresëlënës të Kosovës kundër Republikës Çeke

Megjithatë, ndikim të madh patën edhe disa lojtarë tjerë që mbajtën barrën e skuadrës me pasime.

Te Kosova, lojtari që bëri më shumë pasime ishte mesfushori Besar Halimi, i cili bëri 29 pasime me 83 për qind saktësi, ndërsa pas tij vjen Bersant Celina me 28 pasime me 88 për qind saktësi.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Kosovë 2-1 Republika e Çekisë: Shkëlqim nga mbrojtja në sulm

Vendi i tretë dhe i katërt ndahet nga Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi me nga 25 pasime me saktësi prej 81, respektivisht 69 për qind saktësi, ndërsa Florent Hadergjonaj renditet i pesti me 24 pasime apo 77 për qind saktësi.

Mesatarja e pasimeve të Kosova ishte 22, ndërsa saktësia ishte 77 për qind. /Telegrafi/

Statistikat e pasimeve (Foto: UEFA.com)
Exit mobile version