Telegrafi

Pesë futbollistë të mëdhenj që ndoqën hapat e idhujve të tyre të fëmijërisë (Foto)

Secili futbollistë në botë, në fillimet e karrierës së tij, ka një emër të madh si frymëzim për të arritur majat e futbollit.

Kështu, kemi shumë futbollistë të mëdhenj që kishin poashtu emra të mëdhenj të futbollit si idhuj të tyre, por me kalimin e kohës kanë arritur nivelin e tyre, ku disa nga ta edhe i kanë kaluar.

Këtu kemi një listë prej pesë futbollistëve, që kishin idhuj të tyre të fëmijrisë.

1.Neymar – Robinho

Ylli brazilian e ka pranuar më shumë se një herë se idhulli i tij është ish-bashkëlojtari i tij, Robinho. Me kalimin e kohës, sulmuesi i Barcelonës ka kaluar nivelin e Robinhos, duke u bërë një lojtarë më i madh.

2.Zidane – Francescoli

Zidane është një tjetër futbollist që nuk ka dyshime rreth rrëfyesit dhe frymëzimit të tij të futbollit. Uruguaiani Enzo Francescoli është idhulli i tij i fëmijërisë. Kjo nuk është e tëra, pasi francezi iaka vënë djalin e tij emrin Enzo, si shenjë mirënjohje.

3.Lewandowski – Henry

Në vitin 2012, sulmuesi polak i Bayern Munich ka pranuar se ka qenë gjithmonë një lojtar i cili përpiqet të imitojë sulmuesin francez, Thierry Henry, në kohën e tij në Arsenal.

4.Iniesta – Laudrup

Është e vështirë për të hequr paralele mes Iniestas dhe idhullin e tij Michael Laudrup. E panatyrshme, pasi të dy kanë arritur shumë në karrierën e tyre. Sukseset e mesfushorit spanjoll nuk mund të kontestohen pasi dihen, por sigurt edhe Laudrup do të nderohet.

5.Benzema – Ronaldo

Kur sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman e rrëzuan, francezi nuk u dorëzua dhe nuk hezitoi për të ndjekur hapat e idhullit të tij të fëmijërisë, Ronaldos, të cilin ai e konsideron ‘9-shin’ më të mirë të të gjitha kohërave. /Telegrafi/