Telegrafi

Pesë fotografitë më të pëlqyera në historinë e Instagramit: Ronaldo dhe Kylie Jenner rekordmenë me nga dy pozita

Foto: Getty Images

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo vendosi një rekord të ri sa i përket një prej fotografive të publikuara katër ditë më parë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Bëhet fjalë për imazhin ku ai shfaqet me fanellën e Juventusit, klub në të cilin u transferua para pak javësh, teksa shkruante në mbishkrimin e fotografisë “Forca Juve”.

Lexo po ashtu I lindur për të thyer rekorde, foto e parë e Ronaldos si futbollist i Juventusit merr më së shumti pëlqime në Instagram

Kjo fotografi, aktualisht renditet e katërta me më së shumti pëlqime në historinë e rrjetit social Instagram.

Por në fakt, edhe pozita e pestë për fotografinë më të pëlqyer i takon Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Në vendin e pestë si imazhi më i pëlqyer në historinë e Instagramit renditet fotografia e parë pas lindjes së vajzës së katërt, Alana Martina, imazh në të cilin shfaqet edhe e dashura e futbollistit, Georgina Rodriguez. Kjo fotografi numëron 11,4 milionë pëlqime.

Ndërsa rekordmene e kësaj top listet mbetet Kylie Jenner, e cila renditet në vendin e parë dhe të dytë sa i përket fotografive me më së shumti pëlqime.

Kylie Jenner (Foto: Getty Images)

E para ka afër 18 milionë pëlqime (17,993,378), kurse e dyta 13,080,442. Bëhet fjalë për dy imazhe ku ajo shfaqet në krah të vajzës së saj të vogël Stormit, pak çaste pas lindjes dhe ca kohë më pas.

Vendi i tretë i rezervohet Justin Bieberit, i cili ka marrë plot 12.7 milionë pëlqime në fotografinë e publikuar pas fejesës me bukuroshen Hailey Baldëin.

Justin Bieber (Foto: Getty Images)

Fotografia e Ronaldos me fanellën e Juventusit kaloi 11.7 milionë pëlqime, në vetëm katër ditë. /Telegrafi/

Në vazhdim ju sjellim në renditje pesë fotografitë më të pëlqyera në historinë e rrjetit social Instagram (sipas gjendjes aktuale, korrik 2018):

1

2

3

4

5