Telegrafi përmes pesë fotografive pasqyron ngjarjet kryesore që kanë ndodhur në pesë ditë në Kosovë.
Të hënën në Kosovë, Federata Volejbollit të Kosovës ka zhvilluar fazën kualifikuese të Evropianit ku ndeshjet janë zhvilluar në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Në kuadër të ndeshjeve që janë zhvilluar mes datave 21-23 prill, përfaqësuesja e Kosovës, U17 humbi nga Ukraina.
Të martën më 25 prill ishte ditë kryesisht e qetë sa i përket zhvillimeve politike, ndërsa temperaturat gjatë javës ishin të ndryshueshme ku të martën kryesisht ishte ditë me shi dhe temperaturat shënuan rënie.
Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova ka shkrepur disa fotografi nga dita e martë.
Kuvendi i Kosovës të enjten mbajti edhe një debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.
Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut, nxiti përplasje të ashpra mes deputetëve.
Në një moment, deputeti i PDK-së, u kujdes që kolegët e tij të marrin nga një kafe, sa për të qetësuar situatën e krijuar.
Përveç qytetarëve të shumtë që e shfrytëzojnë sheshin për ecje, të premten në shesh u fotografua edhe një veturë, që shoferi kishte thyer rregullat duke hyrë kështu me veturë në shesh.
Megjithatë, ky shofer duket se ka shfrytëzuar sheshin për lëvizje, për shkak të punimeve që janë duke u bërë në rrugën “Tringë Smajli”.
Të enjten në Prishtinë është hapur edicioni i XIX-të të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku pjesëmarrëse mbi 100 biznese vendore e ndërkombëtare.
Qëllimi i këtij panairi vazhdon të jetë promovimi i turizmit vendor dhe rajonal duke shërbyer si udhëzues i pikave dhe atraksioneve turistike
Panairi do të jetë i hapur edhe sot. /Telegrafi/