Pesë femra po e akuzojnë James Francon për sjellje të pahijshme seksuale në Los Angeles Times, duke përfshirë katër gra që morën klasa aktrimi me kandidatin e Oscarit.
Sarah Tither-Kaplan pretendon se një video me përmbajtje jo të mirë e ka shfaqur aktori në klasën e tij.
Ajo gjithashtu po pretendon se Franko gjithashtu shfaqi organet gjenitale për një skenë lakuriqe në filmin “The Long Home”.
Violet Paley, 23 vjeçare thotë se kishte marrëdhënie romantike me Francon në vitin 2016, gjatë së cilës aktori e detyronte të bënte seks oral në makinë.
Hilary Dusome dhe Natalie Chimel pohojnë se Franco i shantazonte me një video të realizuar në një “G Go Dance” në rast se ato nuk shfaqen lakuriq para aktorit.
Franco i mohoi të gjitha këto pretendime përmes avokatit dhe se do i padit këto bukuroshet.
Ndryshe, 39-vjeçari do ta shohim në shumë projekte të reja filmike. /Telegrafi/