Site icon Telegrafi

Pesë fëmijë që u lanë vetëm në shtëpi kanë gjetur vdekjen nga një zjarr që shkatërroi shtëpinë e tyre në Arizona

Pesë fëmijë që u lanë vetëm në shtëpi kanë gjetur vdekjen nga një zjarr që shkatërroi shtëpinë e tyre në kufirin Arizona-Nevada.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fëmijët brenda ishin të moshës 2, 4, 5, 11 dhe 13 vjeç dhe asnjë nuk mbijetoi, tha policia.

Dhe siç bëhet e ditur më tej, asnjë i rritur nuk ishte në banesë në atë kohë.

Vdekja e tyre ka ‘tronditur komunitetin’, tha zëdhënësi i Distriktit Shkollor Bullhead City, Lance Ross për The Arizona Republic.

Policia iu përgjigj një thirrjeje për një ngjarje në Bullhead City, Arizona, rreth orës 17:00 të së shtunës.

Katër nga fëmijët ishin vëllezër e motra dhe i pesti ishte një i afërm, tha zëdhënësja e Departamentit të Policisë së qytetit Bullhead, Emily Fromelt.

Identiteti i fëmijëve nuk u bë i ditur menjëherë dhe nuk ishte e qartë nëse prindërit ose kujdestarët e tyre përballeshin me ndonjë akuzë. /Telegrafi/

Exit mobile version